Poligoni i Qitjes NAZERI 2000 është një strukturë që ka si mision trajnimin dhe certifikimin e personelit të shërbimit privat të sigurisë fizike (SHPSF), civilëve dhe sportistëve për përdorimin praktik të armëve të zjarrit, duke respektuar ligjet dhe udhëzimet në fuqi.

Poligoni kryen detyra të rëndësishme si zbatimi korrekt i trajnimeve, zhvillimi i programeve për armët, përmirësimi i infrastrukturës dhe sigurimi i manualeve informuese për përdoruesit. Ofron siguri, profesionalizëm dhe mjedis relaksues për të gjithë nivelet e pjesëmarrësve, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësitë në mënyrë optimale.