Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.nazeri2000.com, SHPSF Nazeri 2000 mund mbledhë në mënyrë direkte apo indirekte (nëpërmjet rubrikes “Kontakto” ne kete faqe) të dhëna me karakter personal. Plotësimi i këtyre të dhënave është vullnetar.
Me anë të Politikës së Privatësisë, Nazeri 2000 ka për qëllim të informojë personat që vizitojnë Faqen Zyrtare, në lidhje me mënyrën e mbledhjes, përpunimit, ruajtjes, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale.
Të dhënat personale që mblidhen nëpërmjet Faqes Zyrtare përpunohen për qëllimin për të cilin mblidhen në përputhje me kuadrin ligjor, nënligjor dhe këtë politikë.
Qëllimi i rubrikes “ Kontakto” eshte per te dhene akses te gjithe subjekteve te interesuara per te marre te gjitha informacionet e nevojshme qe lidhen me aktivitetin dhe sherbimet e shoqerise Nazeri 2000.
Nazeri 2000 thekson se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme dhe është në dëshirën e çdo subjekti për të dhënë vullnetarisht informacionin e deshiruar.
Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Nazeri 2000 në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, të ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojne që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën elektronike info@nazeri2000.com
Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht.
Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë te Nazeri 2000.
Nazeri 2000 rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo kohe, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë