Shoqeria “Nazeri 2000” eshte krijuar me date 15.11.2000, me nje plan te qarte organizimi dhe funksionimi afatgjate duke investuar vazhdimisht per zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit, gjithmone duke patur si kriter kryesor perfeksionimin dhe rritjen e cilesise se sherbimit te ofruar duke u afirmuar ne treg si shoqeria lider ne ofrimin e sherbimit “SECURITY”. Shoqëria ka një ekperiencë rreth 20 vjeçare në fushen e ruajtjes dhe sigurisë fizike duke vendosur standarte të reja në këtë shërbim, me profesionalizëm dhe cilësi në shërbimin e ofruar.

Shoqeria eshte krijuar, me iniciativën e Administratorit Z. Durim NAZERAJ, i cili ka fituar te gjithe eksperiencen dhe njohurite e duhura gjatë studimeve të larta në Akademinë e Policisë dhe eksperiencës disa vjecare qe prej vitit 1994 në pozicionin e oficerit te Policisë së Shtetit. Punonjesit e shoqerise i nenshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve specifike ne funksion te kryerjes se sherbimit, per rritjen e standartit te ofrimit te sherbimit dhe per te plotesuar dhe perfeksionuar ofrimin e sherbimit ne perputhje me te gjitha standartet e kerkuara bashkekohore.

Sherbimet e ofruara nga shoqeria “Nazeri 2000” kane shtrirje ne te gjithe Republiken e Shqiperise dhe ate te Kosoves, duke ruajtur profesionalizimin ne menyren e ofrimit te tyre ne perputhje me kerkesat dhe specifikat e sherbimit te kerkuar duke iu pergjigjur cdo klienti vendas apo i huaj me nje vemendje dhe perkushtim maksimal.

Pikesynimi i shoqerise eshte shtrirja e aktivitetit te saj duke ofruar nje sherbim cilesor, profesional dhe me pajisjet me te fundit te teknologjise duke I kushtuar nje vemendje te vencante punonjesve te sherbimit dhe kualifikimit te tyre, per te cilen do te kete nisma dhe angazhime maksimale ne zhvillimin e kurseve dhe trajnimeve intensive jo vetem ne kaudrin ligjor por edhe jashte saj. Kjo pasi qellimi dhe prespektiva e shoqerise eshte krijimi i besimit te gjere ne ofrimin e sherbimit tone cilesor dhe te sigurt pasi motoja e shoqerise sone eshte “mos cenimi i sigurise”.

 

“Nazeri 2000” siguron 12 salla operative ne 12 qarqe te Shqiperise dhe me sherbim 24 ore. Me anë të një qendre monitorimi të teknologjisë së fundit, siguron mbikqyrjen e sipërmarrjeve, dyqaneve, zyrave, apartamenteve duke përdorur: Sisteme Alarmi Kundra Vjedhjes, Sisteme Kundra Zjarrit, Sisteme Monitorim me Kamera dhe Sisteme Monitorimi te Automjeteve me GPS. Operatorët janë të përzgjedhur dhe profesional duke qënë në gjëndje të zgjidhin të gjitha situatat që krijohen, me arritjen e grupit të gatshëm me një kohë rekord pasi salla operative merr sinjalin e alarmit. Shoqeria “Nazeri 2000” sh.p.k garanton pasuritë e palujtshme me një teknologji të përparuar dhe moderne. Teknologjia e shoqerisë “Nazeri 2000” sh.p.k paraqet në menyrë te vazhdueshme prezantimin e elementeve të reja të sigurise në intergrimin e shërbimeve të avancuara.